Supermodelet në radhë për ta puthur: Kush është shqiptari që bleu fustanin 1.6 mln euro në amfAR Gala?

Share This Post

Share on facebook
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email
Share on pinterest
Share on reddit
Share on tumblr
Share on skype
Share on telegram
Share on whatsapp

Ai është i njohur si model dhe prej vitesh zhvillon karrierën e tij në Kinë, por mbrëmë shqiptari Roland Lekaj ka mahnitur botën me blerjen e çmendur në ankandin e bamirësisë.

Roland Lekaj nga Lezha, u bë epiqendra e mbrëmjes në amfAR Gala ditën e djeshme pasi bleu fustanin 1.6 milion dollarë.

Ai sapo u deklarua pasaniku më i ri shqiptar, i cili ka bizneset e tij në Kinë. Lajmin për shqiptarët e bëri të njohur ish- banori i Big Brother Algen Nikolli, i cili postoi videon me momentin kur ai bleu fustanin dhe shkruante: “Lezha rock it 1.6 million Euro a dress”.Siç shihet edhe në video pasi arriti të blinte fustanin super të shtrenjtë, supermodelet e famshme mbajnë radhën për ta përshëndetur dhe uruar për gjestin e tij të bamirësisë.

Por Roland Lekaj nuk është për herë të parë pjesëmarrës në një event të tillë, ai madje njihet edhe si mik i ngushtë i Paris Hillton.

Për revistën “Story” ai ka treguar se  gjithçka e filloi me sfilatat e tij në pasarela si model. Në Pekin ai njihet si model, aktor dhe biznesmen i markës së kremrave antirrudhë.

Puna si model për marka të mëdha ndërkombëtare i ka dhënë atij mundësinë të marrë pjesë në shumë evente të rëndësishme, ku pati mundësinë të njihej me shumë figura të rëndësishme të Hollywood dhe lidhi miqësi me Paris Hillton, trashëgimtaren e “Hilton Hotels”.

Në lidhje me jetën e tij në Kinë ai ka thënë për “Story”: “Kam disa vite në Kinë dhe vendosa të jetoj këtu, pasi është jeta e biznesit të gjithë botës. Punoj si menaxher, aktor dhe model njëkohësisht”.

“Nuk më pëlqen të flas me shifra,por falë Zotit janë të mjaftueshme për një jetë përfekte për mua dhe familjen time” – ka thënë ai kur u pyet për të ardhurat e tij.

Fillimet e tij Rolandi i ka pasur në “Miss & Mister Lezha” që më pas vijoi me të tjera spektakle mode e bukurie në Shqipëri, për t’u bërë model i markave të mëdha si “Hugo Boss” dhe “Hermes”.

Ndërkohë ai është i martuar me një biznesmene dhe vajzë spektaklesh në Kinë, nga e cila ka një vajzë.

Subscribe To Our Newsletter

Get updates and learn from the best

More To Explore