Modeli nga Lezha prezanton gruan dhe djalin për Krishtlindje, pse u martua me showgirl-in nga Kina

Share This Post

Share on facebook
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email
Share on pinterest
Share on reddit
Share on tumblr
Share on skype
Share on telegram
Share on whatsapp

Është me origjinë nga Lezha, mik i ngushtë me pasaniken Paris Hilton, dhe i dashuruar me një showgirl nga Kinë me të cilën tashmë ka krijuar familjen e re. Rolando Lekaj, është baba i një djali dhe për këtë arsye ka organizuar një festë të madhe në Mingshui të Kinës, aty ku është vendosur disa vite para se të martohej. “Është një ditë speciale sot për mua dhe familjen time. Merry Christmas Day!” shkruan ai poshtë fotove dhe videos, ku shfaqet me bashkëshorten kineze, e cila mban në duar djalin e tyre të porsalindur. Rolando në Shqipëri u bë i njohur disa vite më parë si pjesëmarrës në konkurse bukurie për meshkuj, dhe sfilata të modës së lartë. Sot rezidenca e tij kryesore është Pekini, ku po shijon famën si model, aktor dhe biznesmen i një marke produktesh kozmetike. Tani ka arritur të prekë ëndrrën e madhe për çdo model pasi ka pozuar për markat “Hugo Boss” dhe “Hermes”. Duke qenë një portret i njohur për prezantimin e markave të famshme, ai merr ftesa për të qenë i pranishëm në evente ndërkombëtare siç ishte Festivali i Filmit në Kanë. Atje përveç Paris Hilton, u fotografua dhe me Rita Orën. Fotot e vajzave VIP në kanë pranë modelit shqiptar u publikuan në “Daily Mail”, dhe bënë bujën e tyre. Por kush është Rolando Lekaj, djali që ka lindur në një qytet si Lezha, dhe prej tre vitesh ka lidhur jetën me Pekinin? Eksperiencat e para me modën në Shqipëri i provoi në vitet 2007-2008, kur konkuroi në “Miss & Mister Lezha”, e më pas me evente të ndryshme mode në kryeqytet. Në vitet më vonë ka pozuar si imazh i disa markave të njohura në botë, pasi tërhoqi vëmendjen e stilistëve me portretin e tij mosterioz. Në vitin 2010 ishte pjesëmarrës në eventin më të madh të modës në Shqipëri, dhe më pas lidhi kontrata me marka. Ky ishte dhe momenti, që i hapi dyert me botën jashtë, pasi pozoi për revista mode në vende aziatike, si: GQ, Leon TRENDSHEALF, Menhealth, Pazari Harper, etj. I pyetur nga për gruan e jetës ai është përgjigjur: “Kemi një lidhje perfekte. Ajo është një ndër personat më të veçantë, që kam njohur deri tani në jetën time. Më pëlqen zemra që ka. Ajo është mjeke, aktore dhe businesswoman e suksesshme”.

Subscribe To Our Newsletter

Get updates and learn from the best

More To Explore